Prishi marrëveshjen e 5 qershorit, Rama thirrje opozitës: Mos bojkotoni Këshillin Politik

Pasi prishi marrëveshjen e 5 qershori, kryeministtri Edi Rama i bën thirrje opozitës jashtëparalamentare që të mos bojkotojë Këshillin Politik, i cili mblidhet sot pasdite. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, kreu i qeverisë i bëri thirrje opozitës që mos të vijojnë disktutimet tripalëshe bashkë me opozitën parlamentare.

Mesazhi i Ramës në Twitter
Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!

SHKARKO APP