Prishja e konsensusit për Reformën Zgjedhore, Mediu: Ky qëndrim është kundër shqiptarëve dhe të ardhmes Europiane

Ujërat për Reformën Zgjedhore i trazoi dje kryeministri Edi Rama, i cili rrëzoi dy nga kushtet e opozitës, e para dhe kryesorja për qeverinë kujdestare para zgjedhjeve dhe e dyta që gjyqtarët në Kolegj të ishin pa kaluar vettingun. Deklaratat e kryeministrit, opozita PD-LSI i ka cilësuar si provokim të rëndë që minon frymën e konsensusit.

Në një prononcim për Gazetën “Koha Jonë” kreu i PR, Fatmir Mediu thekson se prishja e konsensusit për reformën tregon qartësisht se Shqipëria nuk do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më tej ai thekson se ky qëndrim është kundër shqiptarëve dhe të ardhmes sonë Europiane.

Pyetja e Koha Jonë drejtuar kreut të PR, Fatmir Mediut:  Çdo të thotë për Ju prishja e konsensusit për Reformën Zgjedhore nga Kryeministri? Dhe si do reagoni ndaj këtij veprimi të mazhorancës?

Përgjigjja: Prishja e konsensusit për reformën tregon qartësisht se Shqipëria nuk do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky qëndrim është kundër shqiptarëve dhe të ardhmes sonë Europiane. Opozita duhet të negociojë me faktorin ndërkombëtar fort, praktikat dhe standartet për zgjedhje të lira siç ka ndodh në Maqedoni.

SHKARKO APP