Prishja e maternitetit, Kryemadhi: Vepër e mafies, kova e eskavatorit do t’u bjerë mbi kokë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur në njësinë nr.1 në Tiranë gjatë një takimi elektoral për shembjen te materniteti ‘’Mbretëresha Geraldinë’’.
Kryemadhi thotë se akti është vepër e mafies pasi po shembet një godinë e cila ka histori dhe memorie emocionale.
Ajo ka paraljamëruar se kova që ngritën mbi maternitetin, do t’u bjerë mbi kokën e tyre.
‘’Shembja e maternitetit, vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve.
Rrënim i historisë e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre.
Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët. Pasi shkatërroi mjekët, pensionistët tani po shkatërron dhe memorien. Materniteti u ndërtua nga një grup i jashtëzakonshem mjekësh. Pas 25 prillit, angazhohemi për rindërtimin e teatrit. Angazhohemi që të gjithë përgjegjësit ti çojmë përpara drejtësisë që të kthejnë një më një çfarë kanë marrë’’- tha Kryemadhi.