Prishtinë/Një mbishkrim i Perandorit Justinian (527-565), dëshmi e rrallë e lidhjes së tij me Dardaninë
Aktualitet Politikë E Martë, 15 Gusht 2023 19:15
Nga Albin Kurti (kryeministër Kosovës)-
Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi e rrallë e lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare.
Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme.
Bashkë me ministrin Çeku dhe këshilltaren e tij, Nora Arapi, sot në takim i pritëm e i falënderuam udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdarin, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berishën, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studenten e arkeologjinë të nivelit në Universitetit “Ecole Normale Supérieure”.
Falë punës, pasionit e dedikimit të arkeologëve në lokalitete të ndryshme, ato po bëhen qendra referuese për Kosovën teksa përkushtimi i Qeverisë mbetet i palëkundur, duke siguruar mbështetje të të gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare.

KOHA JONË SONDAZH