Priti në takim Vëngun, Kurti: Folëm për raportet vëllazërore, rritje të bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë të parën që pas marrjes së postit ministror, ku u prit edhe nga kryeministri Albin Kurti. Kreu i qeverisë së Kosovës, shkruan se me Vëngun u fol për raportet e veçanta vëllazërore dhe forcimin e urave të bashkëpunimit.

”Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, folëm për raportet tona të veçanta e vëllazërore e forcimin e urave të bashkëpunimit. Duke qenë kryesuese e Kartës së Adriatikut (A-5), mbështetja e Shqipërisë është tejet e rëndësishme, patur parasysh aspiratat tona për anëtarësim, për çka e shohim si një shans të mirë që të bëjmë progres drejt këtij objektivi e të integrohemi në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Po punojmë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura; për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake; deri te rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti si dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes. Falënderimi për mbështetjen e Shqipërisë është i përhershëm, teksa vijojmë t’i forcojmë lidhjet mes nesh”, shkruan Kurti në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?