Pritja me gazetarët, Meta: Shpresoj që në 2016 të japim lajmin për çeljen e negociatave
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një pritje me përfaqësuesit e medias në Shqipëri. Në këtë aktivitet ishin të ftuar drejtues të mediave, analistë, gazetarë dhe operatorë, të cilët u bënë pjesë e pritjes së organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit. Ilir Meta i uroi të gjithë të pranishmëve një vit sa më të mbarë. “Kam vetëm një urim për vitin që vjen pasi edhe ju gjatë këtij viti keni pas shumë angazhime sepse edhe parlamenti ka patur mjaft punë, mjaft debate. I keni pasqyruar, i keni komentuar. I përshëndes të gjithë, pronarët e mediave, analistët, por në mënyrë të veçantë gazetarët edhe ata të terrenit, edhe kameramanët e palodhur dhe ju uroj që në vitin që vjen të përcillni sa më shumë lajme të mira, sa më shumë lajme pozitive, por natyrisht edhe kritika sepse gjithmonë ka vend për përmirësime, ka vend për të reflektuar. Dhe ju uroj të gjithëve ju një vit më të mbarë!”, – u shpreh z. Meta.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit uroi që viti 2016 të jetë viti i hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. “Ju uroj gëzuar në familjet tuaja dhe natyrisht të jetë një vit ku të dominojnë lajmet sa më pozitive dhe shpresojmë që të kemi mundësi të japim edhe lajmin për çeljen e negociatave pasi besoj se do të ishte një gjë mjaft e rëndësishme për vendin dhe një hap mjaft pozitiv për të ardhmen”, uroi Meta.
KOHA JONË SONDAZH

