Pritje entuziaste për Bashën në Tepelenë: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë! Votoni 9 për ndryshim!(VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është ndalur në mesditë në Tepelenë, në turin e tij një ditorë maratonë në gjithë Shqipërinë.
Kreu i PD është pritur masivisht nga qytetarët e Tepelenës të cilët e kanë shoqëruar me makinë dhe flamur të PD.
Basha u shpreh se Shqipëria do të votojë ndryshimin dhe 25 prilli do të jetë dita e fitores së gjihë shqiptarëve.
“Qeveria e re do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë! Votoni 9 për ndryshim! Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën do më asgjë. Tepelena nuk e pranon dështimin për herë të tretë. Do ta mbroj Vjosën”,- tha Basha.