Pritje mbresëlënëse në Pallagorio, Presidenti Begaj: Lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve janë më të forta se kurrë

Presidenti Bajram Begaj, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, po zhvillon një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë. Teksa ka postuar foto nga takimet, kreu i shtetit shkruan se lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve sot, janë më të forta se kurrë.

Postimi i plotë

Pritja mbresëlënëse në Pallagorio, është tregues se lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve sot, janë më të forta se kurrë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Këmbanat e Kishës së Pallagorios që “flasin arbërisht” e që janë të drejtuara nga Shqipëria, përcjellin në mënyrë simbolike, historinë e arbëreshëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më e madhja, me gdhendjet e saj, na kujton ata që emigruan në kërkim të fatit të tyre të ri, ndërsa më e vogla, na kujton gjuhën arbëreshe dhe origjinën e largët të arbëreshëve, paraardhësit e të cilëve mbërritën në malet e Kalabrisë nga ana tjetër e detit Jon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?