Privatizimi i kompleksit ”Partizani”/ Seanca për Berishën, Malltezin e Bektashin të hënën në 13:30

Dosja e privatizimit të kompleksit ”Partizani” ka tronditur politikën, dhe seanca për Berishën, Malltezin e Bektashin do të mbahet të hënën në 13:30. Malltezi u arrestua një natë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.

SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje” edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për kryerje ndërtimesh dhe nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi. “Detyrim paraqitje” është vendosur edhe për Sali Berishën, por ende nuk ka një datë për seancën ndaj tij.

SPAK përmes një deklarate për shtyp zbuloi arsyet që çuan në vendimin për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por vets Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?