“Problematikë serioze, klima e biznesit ka pabarazi”, Eksperti: Paketa e PD për ekonominë do të sjellë reforma të mëdha

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa deklaroi se paketa e Partisë Demokratike do të sjellë reforma të mëdha në këtë sektor.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Xhepa tha se taksa progresive që po aplikohet nga qeveria aktuale, ka dështuar.

Sipas ekspertit të ekonomisë në PD, zgjidhje sipas këtyre reformave në ekonomi do të sillte rregullim të tregut si dhe një konkurrencë të ndershme. Mes të tjerash Xhepa tha se Shqipëria prej kohësh e ka problematikë serioze klimën e biznesit.

“Fatkeqësisht qoftë me taksën progresive dhe të sheshtë, objektivat politike nuk janë arritur nga asnjë prej forcave politike. Objektivi kryesor i PS ishte sheshimi i pabarazisë. Por pabarazia është me e lartë që nga 2012-ta. Pra taksa progresive ka dështuar. As objektivi i shtimit të të ardhurave në buxhet, nuk është arritur, çka do të thotë se nuk është problemi i sistemit tatimor, por i zbatimit të tij. Janë reforma të tjera ato që e thellojnë pabarazinë. Eksperiencat janë mikse. Në disa vende ka pasur rezultate pozitive, më pas kanë dështuar. Taksa e sheshtë është zbatuar në ekonomitë në tranzicion. Në mënyrë ironike, pasi thuhet se thellon pabarazinë, ka nisur në Estoni dhe më pas zbriti deri në Shqipëri. Ishte i pari vend që e revokoi këtë sistem, pa i dhënë shansin ekonomisë. Në disa objektiva efekti i kësaj takse ka qenë pozitiv. Në Sllovaki, ka qenë një rast suksesi deri në 2004. Më pas përkeqësimi i sistemit tatimor se treguan këtë. Sistemet e taksimit kanë qenë proporcionale, çka do të thotë se njerëzit paguajnë në varësi të të ardhurave. Sa më shumë rriten të ardhurat, aq më shumë paguajnë njerëzit. Ideja e rritjes së sistemit, duhet të ketë një qasje të caktuar ideologjike. Nëse koncepti i të majtëve se; të pasurit paguajnë më shumë, kjo nuk është e vërtetë. Pasi paguhet vetëm për pagat. Shumë tatime janë të dyfishta. Edhe në Itali, SHBA është ashtu. Kjo taksë e sheshtë ka goditur shtresën e mesme.”, tha Xhepa.

Ai shtoi se; “Paketa e djeshme e PD-së, në gjykimin tim ishte paketa e vërtetë e reformave. Objektiv i politikës nuk është vetëm se si të rishpërndarje, por se si të prodhojë më shumë. Ne themi; “Tatimet në Shqipëri janë më të ulëta se sa në BE”. Normat, ngarkesat janë 36.6% si në BE. Çka do të thotë që ne kemi probleme me sistemin ekonomik. Sipërmarrjet shqiptare nuk arrijnë që të krijojnë fitime, kemi mungesë të tregjeve, të konkurrencës. Nëse zgjidhim këtë çështje, mund të zgjidhim dhe çështje të tjera. Por si mund të bëjmë një klimë të biznesit të suksesshëm?! Duke grumbulluar më shumë ata, kemi mundësi që të shpërndajmë më shumë. Shqipëria prej kohës e ka problematikë serioze klimën e biznesit. Ne ngelemi në renditjen globale në instanjacion, dhe kjo është e dhimbshme. Kjo ndodh pasi i mungojnë reformat. Në 2006-2007 aplikuam 3 projekte revolucionare për kohën dhe ishin këto që i dhanë një frymëmarrje ekonomisë. Dhe në renditjen e ‘Doing Biznes’ kapërcyem 40 vende. Tempi i reformave nuk është marrë nga qeverisjet në Shqipëri. Paketa e PD është përpjekje serioze. Antikorrupsioni është në ruajtjen e pastërtisë së vetvetes. Kjo është reformë që e kemi nisur prej kohësh, për reformimin e inspektorateve. Burokracia me bizneset është problem serioz, është rritje kostosh. Gangrena e korrupsionit është problem për ekonominë. Krizat janë ideuese të ndryshimeve të mëdha. Ajo që mund të bëjë një maxhorancë e re është që t’i përshpejtonte këto ndryshime. Mjafton ndonjëherë që të prishësh lidhjet e këqija dhe krijohet një momentum i ri. Reformat, pasi zhvillohen, krijojnë grupet e përfituesve dhe ka dhe humbën. Grupet përfituese mund të shndërrohen dhe humbës dhe ata nuk kanë më këtë interes. Sikur kjo paradigmë teorike, tregon se mundësi për të ndryshuar gjërat është e madhe. Shqipëria ka ligje të mira shpesh herë. Por në thelbin e vetë mekanizmat institucional ekzistojnë, por ajo që duhet bërë është që t’i jepet siguri operatorëve dhe të bëhet një garë e barabartë dhe tregje të barabarte. Goditja e parë serioze ishte me krizën e 2008-ës, që erdhi më vonesë në Shqipëri nga vendet e Lindjes. Investimet e huaja ranë, normat e interesit u rritën. Problemet nisën që në 2008-2010 dhe më pas nuk na janë ndarë këto goditje. Duke mos u shoqëruar me reforma të mira për klimën e biznesit, s’ju jemi përgjigjur këtyre fenomeneve. Rrisim borxhin publik përmes huamarrjeve, duke krijuar ‘prita betoni’. Kemi gjetur rrugën e lehtë në vend që të gjejmë rrugën e vështirë të reformave.”.

SHKARKO APP