Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së në disa qarqe (FOTO/VIDEO)
Pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen, sot në të gjitha degët e Partisë Demokratrike po mbane zgjedhjet për kreun e ri, ku në garë janë lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Qarku Gjirokastër
Qendrat e Votimit në Gjirokastër janë çelur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri më 18:00. Anëtarët e PD do të votojnë në 4 qendra votimi për Gjirokastrën.
Në Pallatin e Sportit Gjirokastër
Në ambient privat Bashkia Libohovë
Në ambient privat Njësia Administrative Cepo
Në ambient privat Njësia Administrative Lazarat
Në Cepo votojnë edhe njësitë administratibe Picar dhe Odrie. Ne Gjirokastër votojnë njësitë Gjirokaster, Lunxhëri dhe Antigone Ne Lazarat votojnë vetëm anëtarët e Lazararit. Në Libohove votojnë njësitë administrative Libohovë, Dropull, Zagorie, Pogon. Të gjithë antarët me të drejtë vote, duhet të kenë kartën e identetitetit si dhe çdo kartë të vlefshme antarësie. Në Gjirokastër janë regjistruar për votim 1200 anëtarë. Në Tepelenë 256 anëtarë Në Këlcyrë 570 anëtarë. Në Përmet 470 anëtarë. Në Memaliaj 300 anëtarë. Në total janë 2796 anëtarë.
Qarku Vlorë
Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote më konkretisht në bashkinë Vlorë rreth 1400 antarë, ku procesi i votimit po zhvillohet në pallatin e kulturës “Labëria”. Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot, procesi i votimit po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë. Në bashkinë Himarë me të drejtë vote janë 413 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD-së në këtë degë.
Qarku Lezhë
Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Lezhë. Procesi i votimit ka nisur në tre bashkitë e qarkut të Lezhës, të cilët do të votojnë mes dy kandidatëve, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit. Në Lezhë do të votojnë 3870 anëtar, në Mirditë 1200 anëtar, ndërsa në Kurbin 1700 anëtar. Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi. Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të zhvillohen përmes parimit një anëtar një votë.
Votimi në Kukës
Votimi në Shkodër
Votimi në Berat