Procesi i zgjerimit, Roth: Shqipëria ka ende pika për të zgjidhur

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth raportoi pak më parë mbi një mbledhjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, ku ndër të tjerat u diskutua edhe për çështjen e zgjerimit.

“Duhet të zgjidhen problemet bilaterale përpara se të caktohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare”, ishin fjalët e ministrit gjerman. I pyetur më në detaj për situatën shqiptare, që gjithsesi është e lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut për sa ai përket çeljes së negociatave, Roth tregoi optimizëm.

“Janë ende dy pika, ajo për Gjykatën Kushtetuese dhe miratimi i ligjit për Kodin Zgjedhor”, tha Roth që kujtoi edhe se procesi i Vetting-ut ka vështirësitë e veta, në një vend të vogël ku përzgjedhja e kandidatëve të kualifikuar bëhet më e vështirë dhe e gjatë.

Roth nuk përmendi pengesat dhe skepticizmin e vendeve specifike si Holanda, siç ka ndodhur në të kaluarën, madje theksoi se “të gjithë vendet janë pozitivë për procesin, përtej Bullgarisë që ka probleme që gjykon të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut”, që nuk lejon të përcaktohen data të qarta, edhe pse objektivi është që gjithçka të zgjidhet, mundësisht, para mbylljes së presidencës gjermane.

SHKARKO APP