“Prodhimi i kanabisit është kthyer bujshëm në Shqipëri”, PD nxjerr videon: Rama nuk dëgjon alarmin, ka dështuar
Pasi Rama e quajti turp gazetaresk videon e medias italiane RAI 3 për kanabisin në Shqipëri, PD i përgjigjet kryeministrit të Shqipërisë me një video.
Në videon e publikuar nga PD citohen deklarimet e Ramës për luftën kundër kanabizimit dhe denoncimeve të PD, si dhe shkrimet apo kronikat e mediave të huaja si RAI 3 dhe Independent për kanabizimin në Shqipëri.
PD thotë se Rama nuk dëgjonte median shqiptare, ndërkombëtare, opozitën apo raportet e huaja që publikonin shifrat alarmante për kanabizimin e vendit. Më tej shton se Rama ka dështuar në këtë aspekt.
STATUSI I PD
Edi Rama nuk dëgjonte kur opozita denonconte kanabizimin e vendit. Edi Rama nuk dëgjonte kur media shqiptare dhe ajo ndërkombëtare publikonin shifrat alarmante të mbjelljes së kanabisit. Edi Rama nuk dëgjonte as kur raportet e huaja e rendisnin Shqipërinë si prodhuese dhe eksportuese të kanabisit. Edi Rama ende nuk dëgjon alarmin e kanabizimit që vazhdon të bjerë! Edi Rama ka dështuar!
VIDEO E PD
Edi Rama ka dështuar.
Rama: Një nga historitë më të shënuara të këtij shteti dhe Policisë së Shtetit
Televizioni shtetëror italian: Prodhimi i kanabisit është kthyer bujshëm në Shqipëri. Në krahasim me vitin e kaluar ka pësuar rritje eksponenciale me 1200%.
Rama: Ne kemi vetëm një detyrë, mos të dëgjojmë askënd. Aq më shumë është rritur sasia e baltës nëpër media. Opozita do të duhet çdo ditë të shpifë dhe të shpikë.
Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?
Artikulli i The Independent: ‘Kolumbia e Europës’, si Shqipëria e vogël u kthye në qendrën e trafikut të drogës së kontinentit