Prodhuesit e makinave dhe pajisjeve elektronike vuajnë nga mungesa e mikroproçesorëve

Nga VOA-

Prodhimi i makinave ka ngecur. Dërgesat e enëlarëseve, frigoriferëve dhe pajisjeve të videolojërave po përballen me vonesa. Klientët dhe bizneset po vuajnë pasojat e mungesës së furnizimit me gjysmëpërçues. Lufta në Ukrainë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën e krijuar.

Këto janë pajisje gjurmuese të sistemit GPS. Ato udhëtojnë nëpër botë ngjitur me kuti ilaçesh, ushqime dhe pajisje elektronike, duke dërguar informacione rreth temperaturës së dërgesave, vendndodhjes së tyre dhe nëse ato kanë pësuar ndonjë dëmtim.

Funksiomimi i tyre varet nga gjysmëpërçuesit, që sot janë me pakicë.

“Nuk kemi mjaf. Kërkesa është shumë e madhe”, thotë Sanjay Sharma, themeluese e kompanisë “Roambee”.

Për mbi një vit prodhuesit po përballen me mungesë të mirkoproçesorëve, që janë truri i çdo pajisjeje kompjuterike, ndërsa bota po del nga pandemia COVID-19.

Kjo ka goditur prodhuesit e makinave, pajisjeve elektronike, pajisjet e videolojërave dhe sektorë të tjerë.

Disa po vonojnë prodhimin. Të tjerë po i dryshojnë prodhimet dhe llojin e mikroproçesorëve të përdorur.

“Pothuajse çdo gjë që blini ka një gjysmëpërçues. Lavatriçja ime më tregon kur rrobat janë gati. Tharësja po ashtu. Furra dhe çdo gjë që blejmë përdor sensorë, pajisje të lidhura me internetin. Prandaj do të ndikojë tek klientët”, thotë Dawn Tiura, themeluese e Grupit të Furnizimeve Industriale.

Sulmi rus në Ukrainë mund ta përkeqësojë problemin global të furnizimit me mikroproçesorë, thonë ekspertët. Si Ukraina, ashtu dhe Rusia janë burime materialesh jetike për krijimin e gjysmëpërçuesve.

“Disa kompani do të preken më pak, në varësi të rezervave që kanë, zinxhirit të furnizimit dhe mënyrës se si e menaxhojnë atë. Disa kompani do të preken më shumë. Ndërsa lufta vahdon, situata do të bëhet gjithnjë e më e vështirë”, thotë Lita Shon-Roy nga firma “Techcet”.

“Roambee”, sikur edhe firmat tjera, po kërkon në mbarë botën sigurimin e mikroproçesorëve. Duke vepruar kështu, dëmtohet praktika e zakonshme e blerjes së tyre pak para përfundimit të produktit, gjë që ka kosto më të ulët.

“Keni dy zgjedhje, të uleni dhe të mos bëni asgjë dhe të keni shpresë se gjërat do të përmirësohen, ose të përballeni trimërisht me vështirësitë duke pyetur veten se çfarë mund të bëni”, thotë Sanjay Sharma nga firma “Roambee”.

Por blerja e mikroproçesorëve mund ta zgjasë krizën.

“Kjo do të vazhdojë për 12 ose 18 muajt e ardhshëm, sepse kompanitë si ne do të krijojnë rezerva më shumë sesa kanë nevojë”, thotë zonja Sahrma.

Konsumatorët vuajnë rritje të kostove, pjesërisht për shkak të mungesës së pajisjeve të domosdoshme për prodhim.

“Nuk do të habitesha nëse e njejta pajisja elektronike, shtrenjtohet 10 për qind krahasuar me dy vite më parë”, thotë Misha Govshteyn nga firma “MacroFab”.

Mungesat e furnizimeve kanë bërë që qeveritë amerikane dhe evropiane të konsiderojnë rikthimin e prodhimit të mikroroçesorëve brenda vendit Por, realizimi i kësaj kërkon kohë./VOA/

SHKARKO APP