Prodi flet hapur: Greqia nuk do i paguajë kurrë borxhet

 

Ish-kryeministri italian Romano Prodi flet hapur dhe pa doreza në kulmin e debatit për borxhin e Greqisë. Në një intervistë për Tagesspiegel, ai ka thënë se Greqia nuk do t’i ktheje kurrë borxhet.

 “Gjithkush e di që Greqia nuk do i paguajë kurrë borxhet”,- tha 75-vjecari. Ndërkohë që duke analizuar këtë deklaratë të Prodit, “Bild” shkruan: “E pabesueshme. E thënë ndryshe, 240 miliardë euro, mes tyre 63.5 miliardë euro nga Gjermania, shkuan për asgjë”.

Pritet që ditën e hënë të ketë një tjetër takim të ministrave të Financave të BE-së për cështjen e krizës greke.

SHKARKO APP