Profesor Arben Pilaca: Si duhet ta lexojmë situatën aktuale të Pandemisë Covid-19?
Në ditët e sotme, ashtu sic ka ndodhur gjatë gjithë rrugëtimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid 19, ka në media dhe në portalet e ndryshme lloj lloj historish rreth variantëve të Covid-19, sidomos ndaj variantit Delta. Disa janë të mbështetur në fakte dhe të dhëna disa janë fantazi.
Çfarë duhet të dimë?
Është një fakt i njohur se shumica e viruseve bëjnë mutacione në mënyrë të vazhdueshme. Është kjo arsyeja përse ne bëjmë Vaksinë kundra Gripit të përvitshëm cdo Vjeshtë. Kjo nuk bëhet sepse imuniteti jonë është dobësuar nga viti i mëparshëm, por sepse variantet e reja të virusit të Gripit këtë vit janë të ndryshëm nga ato të vitit të mëparshëm.
Ndryshimet që ndodhin në genet e viruseve i bën ato, disa më të dëmshme dhe disa të tjera më pak të dëmshme për njerëzit. Në rastet kur një variant i ri është më infektues apo më i transmetueshëm nga një person te tjetri, ai bëhet dhe variant dominues.
Nga studimet e bëra kohët e fundit është konstatuar se imuniteti natyror i fituar pas një rasti të kaluar në formë të lehtë nga Covid-19 ka gjasa të mos jetë aq efektiv për t’u mbrojtur nga variantet e reja, konkretisht variantit Delta, sa ishte kundra variantit original. Por lajmet e mira që vijnë sot nga studimet tregojnë se vaksinat që sot janë në përdorim (ato të miratuarat) kundër Covid 19 janë më efektive, dhe në qoftëse ju jeni plotësisht i vaksinuar, gjasat janë shumë të vogla për të kaluar sëmundje serioze. Deri tani rastet që përfundojnë në Spitale nga vaianti Delta në > se 94% janë persona të pavaksinuar.
Mosbërja e vaksinës është akt i dëmshëm për vetë individin si dhe të tjerët. Njerëzit e infektuar janë burim për transmetimin e varianteve të reja, dhe personat e pavaksinuar shërbejnë si inkubator të prodhimit të varianteve vdekjeprurës. Si psh varianti Lambda, apo të ndonjë tjetri.
Kështu që nëse akoma nuk je vaksinuar. Ju lutemi vaksinohu, për Ju së pari por dhe për të gjithë ne!
Prof. Arben Pilaca
KOHA JONË SONDAZH

