Profesori holandez: Rama po sillet si sundimtar, injoron Bundestagun dhe BE
Hans van den Berg, profesor në universitet më të njohura në Holandë, shprehet se qëndrimet e Edi Ramës kundër kushteve të Bundestagut Gjerman dhe reformave që po kërkon Bashkimi Europian, janë arsye kryesore se përse shqiptarët po largohen nga vendit.
Në një postim në Twitter, teksa ka shpërndarë në anglisht lajmin e refuzimit nga Edi Rama të këshillave të ndërkombëtarëve për Komisionin e Venecias, Hans van den Berg, shprehet se kjo është një shuplakë që Edi Rama i jep Bashkimit Europoian.
“Rama sundon përsëri dhe injoron këshillat dhe ndihmën ndërkombëtare. Pas injorimit të kushteve të Bundestagut, një tjetër goditje në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare, më konkretisht asaj të BE-së. Në fakt, gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë nuk duan të jetojnë më në këtë vend do të largohen nga Shqipëria (për në BE)”,- shkruan profesori Hans van den Berg. /Koha Jonë
Rama rules again, and ignores international advice & assistance. After ignoring Bundestag conditions yet another slap in the international community's face, more specifically the EU's. In effect, more & more Albanian citizens will not have it any longer and leave ALB (for the EU) https://t.co/k8dYWpSRrM
— Hans van den Berg (@bipdirector) October 30, 2020
KOHA JONË SONDAZH

