“Program historik”, ministri Arbjan Mazniku: Investime në 8 shkolla profesionale dhe 2 qendra formimi
Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, e cilëson një program historik investimin në arsimin profesional. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi sot se përmes Aktit Normativ të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, siguroi fondin e investimit për 10 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional. ”Ndërhyrjet do të sigurojnë kushte dhe standarde të larta për nxënësit e mësuesit e arsimit profesional. Më shumë se 5000 nxënës të tjerë do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e re dhe laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit”,-shkruan ministri.