Programi i LSI, anëtari i Kryesisë: Të mirat që sjell në ekonomi krijimi i zonave të lira. Pse e startojmë nga Durrësi

Krijimi i zonave të lira është një nga pikat e programit të LSI-së. Anëtari i Kryesisë së LSI-së në Durrës, Eno Karapici pohoi në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ se pika e parë e zonave të lira do të startojë nga Durrësi, për t’u shtrirë më parë në qytete të tjera.

Ai theksoi se është zgjedhur pikërisht Durrësi, duke parë dhe pozicionin gjeografik të këtij qyteti, që ka lidhje me portin, hekurudhën apo dhe fakti se distanca me aeroportin e Rinasit nuk është e madhe. Sipas tij, krijimi i zonave të lira do të jepte më shumë mundësi për zhvillimin e ekonomisë dhe rritje të punësimit.

“Pika e programit të LSI, zonat e lira, starton në Durrës dhe më pas shtrihet në qytetet e tjera. Kjo është praktikë e njohur dhe funksionon në disa shtete të botës, si Japoni, Serbia, apo Bosnjë Hercegovina. Mendoj që për të krijuar një zonë të lirë, duhet që të jetë një pozicion i përshtatshëm, një nyje e lidhur mirë që të mundësojë shkëmbimet tregtare. Është e lidhur me rrjetin e autostradave, ka lidhje me hekurudhën dhe aeroportit. Përveç kësaj, Durrësi ka një popullsi të madhe dhe me moshë të re. Janë një element i rëndësishëm për një forcë pune të mirë, e cila përveç kësaj, është dhe universiteti. Ne nuk kemi gjë deri tani, kemi vetëm një ligj për zonat e lira dhe një VKM që përcakton rregullat. Dhe legjislacioni ka nevojë që të ndryshohet, pasi nuk ka një përjashtim të qartë apo zerim të taksave fiskale. Që zona të funksionojë, bizneset që ushtrojnë punën në këto zona, TVSH duhet ë jetë zero dhe të jenë të përjashtuar nga dogana dhe taksat lokale. Ato përveçse do të ofrojnë punë, do të bëjë dhe investime në infrastrukturë. Ne do të ngremë nivelin e profesionistëve që punojnë në këto zona. Me rëndësi është dhe ofrimi i terreneve, që të ofrohet sipërfaqe toke pa pagesë. Por kjo kërkon një menaxhim të mirë që të zgjidhet dhe mos të ketë probleme të pronësisë. Lidhja duhet të jetë e drejtpërdrejtë, ku toka duhet të jetë e shtetit dhe të lidhet kontrata.”, deklaroi Karapici.

Duke u ndalur tek ndikimi që sjell zona e lirë në ekonomi, Karapici tha se efektet do të jenë të mëdha dhe direkte. “Patëm një kontakt me Agjencinë e Menaxhimit të zonave të Lira në Maqedoninë e Veriut dhe morëm informacione të vlefshme. Aty vihet re se në zonën Shkupi 1, eksportohen 2 mln dollarë në vit. Ata kanë 15 zona, ku 7 funksionojnë aktualisht. Edhe në Durrës do të ketë rritje drejtpërdrejtë të punësimit. Një hap i mirë do të ishte integrimi i programeve të universitetit, orientimi i tyre drejt kërkesave që ka zona. Sa i përket krijimit të infrastrukturës, mendoj se nuk ka kosto shumë të mëdha.”, tha anëtari i Kryesisë së LSI-së në Durrës.

Pyetjes se sa shpejt mund të impelemntohet ky program i LSI, Karapici pohoi se që të implementohet kjo zonë ka nevojë për vullnet politik. “Ato investime që do të vijnë, janë jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë vendin. Çdo kush duhet të japë kontributin e tij që të realizohet. Mendojmë se periudha më e vështirë do t jetë viti i parë, ku zona do të krijohet dhe thithja e investitorëve të parë. Me ardhjen e këtyre investitorëve, zonës i bëhet publicitet. Duhet të bëhet një punë promovuese”, përfundoi Karapici.

SHKARKO APP