Programi i LSI për Durrësin, zona të lira ekonomike për rritjen e punësimit dhe ekonomisë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar programin ekonomik për zhvillimin e qytetit të Durrësit. Pikat kryesore të këtij programi janë krijimi i zonave të lira ekonomike, të cilat do të sjellin zhvillim të qarkut dhe rritje të punësimit.
Pikat kryesorë të programit, të prezantuara nga LSI në Durrës
ZONAT E LIRA EKONOMIKE,
PROJEKTI PËR DURRËSIN
DURRËSI 1 DHE DURRËSI 2
Zonë e lirë ekonomike me sipërfaqje 200 hektarë
DURRËSI 1
Faza e parë realizohet për 12-18 muaj.
DURRËSI 2
Faza e dyte realizohet për 12-36 muaj.
Në total punësime direkte dhe indirekte synohen me mijëra vende pune të cilat do vijnë gjithnjë e në rritje.
Incentivat fiskale për 10 vitet e para për investitorët e huaj në këtë zonë:
0% – Tatim fitimi
0% – Tatimi mbi te ardhurat personale
0% – Tatimi mbi vlerën e shtuar – TVSH
0% – Taksa doganore.
Këto incentiva fiskale për 10 vitet e para thithin investitorët e huaj, firma ndërkombëtare me emër dhe potencial të madh punësimi.
Arrihet – Krijimi i lidhjeve (linkages) Lidhja e kompanive me stakeholders si: agjencitë e punësimit, universitetet, shkollat dhe konsulentëve.
Sjellin:
- Gjenerim i mijëra vendeve të reja të punës.
- Frenin i shpopullimit të vendit.
- Orientim për rininë, për të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës.
- Durrësi shndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe model për zona të tjera në vend.
- Transformim të vendit në një eksportues të rëndësishëm dhe ndërlidhës në rajon.
- Një Durrës me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve.
- Ky projekt do jetë kombëtar – dhe themeli i zhvillimit të qendrueshëm ekonomik jo vetëm për 4 vitet e ardhshme por për dekadat që do të vijnë.
Zonat e lira ekonomike tërheqin investime të huaja direkte, rrisin punësimin dhe sjellin teknologji të reja, duke kontribuar në rritjen dhe ristrukturimin e ekonomisë.
Sipas raportit të DoingBusiness nga BB, Shqipëria sot është një nga vendet më të ulëta dhe vështira për të bërë biznes dhe për të thithur investime, – renditemi të fundit në Ballkan dhe të 82-tët në botë.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut e 17-ta në botë.
Në vendet fqinje për shkak të praktikës së Zonave të Lira Ekonomike kanë ardhur:
- 400 kompani të huaja;
- 2.5 miliardë Euro investime;
- 22,000 vende pune në Serbi;
- 15,000 vende pune në Maqedoni;
- 1,700 vende pune në Bosnjë dhe Hercegovinë;
Implementimi i zonave te lira në Maqedoninë e Veriut ka përmirësuar ndjeshëm ekonominë vendase, ka rritur eksportet me 47% dhe pagën mesatare në vlerën 600 Euro.
Durrësi 1 dhe Durrësi 2 do bazohet mbi shembullin e suksesshëm të Shkupi 1 dhe Shkupi 2 në Maqedoninë e Veriut.
Ekipi i ekonomistëve të LSI Durrës e vizitoi Zonën e Lirë Ekonomike në Maqedoni dhe panë që nuk është utopi apo projekt vetëm në letra por është një shembull ekomonik që funksionon më së miri me rezultate të shkëlqyera dhe ka rritur ekonominë e vendit dhe pagën mesatare në Maqedoni.
Ky projekt ndikon në një Durrës të zhvillimit dhe progresit.
Përfituesit e këtij projekti do jenë të rinjtë dhe të rejat e Durrësit, profesionistët, dhe familjet e thjeshta.
Dhe kështu do frenojmë shpopullimin e të rinjve të Durrësit dhe në vend.
Forumi Ekonomik i LSI Durrës