Programi i LSI-së, Nora Malaj: Brenda dy viteve të para të çojë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj, thekson se në takimet e sotme elektorale ka shpërndarë dhe njohur të moshuarit me programin e LSI-së për brezin e tretë, pasi sipas saj nderi i kombi fillon te fëmijët dhe përfundon te të moshuarit.
Përmes rrjeteve sociale, Malaj bën me dije se LSI-ja zotohet që brenda dy viteve të para të çojë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin!
Po ashtu, ajo thotë se programi i LSI-së parashikon krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara!
“Kur ke një plan të detajuar për Moshimin! Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin! U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim! Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin! Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë!
Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin! Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara! Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpërmjet sistemit të pikëzimit! Paketë të asistencës sociale për Punën e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie
Promovimi dhe integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar!
Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre! Mirënjohje prindërve tanë të mirë! Brezit të idealistëve dhe atyre që kontribuuan me shpirt që Shqipëria të bëhet! Se Unë dhe LSI e mban fjalën! Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nëpërkëmben, por të jetojnë me dinjitet! Nderi i kombi fillon te fëmijët dhe përfundon te të Moshuarit”, shprehet Nora Malaj.
Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!
Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI…
Pubblicato da Nora Malaj su Lunedì 5 aprile 2021