Programi i PD për energjinë/ Basha: Ulje e faturave për 70% të shqiptarëve, do heqim nga qarkullimi gjeneratorët

Këtë të mërkurë, kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi planin për energjinë elektrike. Gjatë fjalës së tij, Basha u angazhua se me të marrë pushtetin do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare si dhe do të liberalizojë tregun në këtë sektor.

”Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj. Ne do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë”,-tha Basha.

Një pikë në programin e energjisë është heqja nga qarkullimi i përdorimit të gjeneratorëve nga ana e bizneseve. ”Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e tij dhe mundësitë për të gjeneruar punësim. Ne do te zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët, sepse është skandal për ekonominë shqiptare që në vitin 2021, nga vetë të dhënat e Bankës Botërore, gati gjysma e bizneseve deklarojnë se përdorin gjeneratorin për furnizim”.

Një tjetër pikë e prezantuar nga Basha ishte dhe bashkimi i tregut të energjisë me Kosovën. ”Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut”, tha lideri i opozitës.

Po ashtu Basha tha se do të nxitet dhe prodhimi i energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës. ”Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra të tjera kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve të qyteteve tona dhe përfundimin me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të të gjitha dëmeve të tërmetit”.

Kreu i PD tha se “kemi marrë angazhimin e institucioneve prestigjioze që kanë punuar krah për krah me NATO-n dhe Bashkimin Europian për një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme të problemit të përmbytjeve në veçanti dhe erozionit dhe ndotjes në tërësi”.

Në sektorin minerar, deklaroi Basha, ne angazhohemi për të rritur 150% Investimet e Huaja Direkte dhe do të dyfishojmë kontributin e këtij sektori në ekonomi. ”Ne jemi gati të shqyrtojmë në bashkëpunim me shoqatat e minatorëve, çdo përfitim të veçantë për minatorët, për sakrificat që ata bëjnë dhe që shoqëria ua ka borxh, përfshirë këtu përfitimet sipas një statusi dinjitoz për punë të vështirë si dhe për t’u lehtësuar sadopak pleqërinë me pensione po ashtu dinjitoze. Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra të tjera kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve të qyteteve tona dhe përfundimin me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të të gjitha dëmeve të tërmetit”.

https://arkiva.kohajone.com/programi-i-pd-se-per-energjine-shehaj-vendi-eshte-ne-kolaps-siguria-juridike-eshte-goditur/

SHKARKO APP