Programi i PD për fuqizimin e gruas, Basha prezanton kandidatet: Në listat e Ramës, trafikuesit e femrave

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur që në Durrës të prezantojë programin e PD-së për fuqizimin e gruas shqiptare. Në krah të Bashës ndodhet disa nga zonjat që janë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, kurse një pjesë e mirë e kandidateve zonja janë online, për shkak të masave anti-covid. Basha premtoi se do të arrihet një balancë mes grave dhe burrave, sa i përket aspektit të punësimit.

”Sfidat më të mëdha që përballet Shqipëria, vihet dyfish më rëndë në shpatullat e grave shqiptare. Problemi është i dyfishtë, jo thjesht dhe vetëm nga problemi që duhet tejkaluar, modernizuar, por edhe modeleve shkatërrimtare që ka sjell ky kryeministër në 8 vite. Nuk ka promovuar gratë, por modelet më të këqija, ata të grave kriminele të Shqipërisë.

Pas errësirës vjen drita, pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro, 8 vite pa progres të drejtave të grave, më 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin. Ndaj jemi këtu, bashkë me zonjat e nderuara dhe me kandidatet tona që për shkak të rrethanave të Covid-19 do të kontribuojnë përmes platformave digjitale dhe të tregojnë kontributet profesionale, personale, sfidat që përballen.

Kemi profesionistë të zonja, kontributi i të gjithave është garancia, e papunësisë që prek më shumë gratë se burrat. Kemi, shkrimtare, artiste, arkitekte, kemi një skuadër të shkëlqyeshme të cilat më mbushin me frymëzim dhe më bëjnë krenar të jem pjesë e kësaj skuadre fituese. 25 prilli ditë ndryshimi për gratë dhe vajzat shqiptare, do të jetë real dhe i prekshëm”, tha Basha.

Kreu i demokratëve akuzoi socialistët se pjesë të listave ka bërë dhunuesit dhe trafikuesit e grave. Kurse ekipin e vet e quajti të mrekullueshëm.

”Përfshirja e gruas, deri më sot simbolike. Të shumta gratë që nuk janë të sigurta për jetën e tyre. Sfidat e vendit, dyfish më të rënda për gratë shqiptare. Kjo qeveri ka promovuar modelet e dhunës ndaj grave. Dhunuesit dhe trafikuesit e femrave, në listat e Ramës. Kjo qeveria promovoi modelin e trafikantit të femrave. Krenar të jem pjesë dhe drejtues i kësaj skuadre të mrekullueshme. 25 prilli, ndryshim real në punësim, në barazi, në mbrotjen e grave”,-tha më tej Basha.

SHKARKO APP