Programi i PD/ Teliti i përgjigjet Ahmetajt: Jemi pro Rindërtimit, kundër abuzimit!
Eksperti i Ekonomisë së PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj pas kritikave të këtij të fundit gjatë emisionit ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 për planin ekonomik të PD.
Teliti e siguron Ahmetajn se PD është pro Rindërtimit dhe kundër abuzimit. Ai sqaron se me taksën e sheshtë 9%, të punësuarit do të paguajnë më pak se sot (13-23%).
Ai gjithashtu shton se do të ulet sigurimet shoqërore e çmimi i karburantit pasi paratë që sot qeveria i merr dhe i çon për PPP, PD do i çojë tek biznesi i ndershëm.
STATUSI NGA DORIAN TELITI
Pergjigje per Ahmetaj.
Me taksen e sheshte 9% mbi pagat te gjithe te punesuarit do te paguajne me pak sesa sot (13-23%), pasi ne do te ruajme FASHEN EKZISTUESE te perjashtimit te 30mije lekshit te pare.
Cdo biznes i madh me taksen e sheshte 9% mbi fitimin do kete me shume para per investime e hapje vendesh te reja pune (jo thjesht formalizime si keto 8 vite te zymta per ekonomine shqiptare).
Jemi PRO RINDERTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi nje grusht njerezish afer qeverise po marrin pa gare cdo tender.
Ne do ti ulim ne 18% sigurimet shoqerore, do ulim edhe cmimi e karburantit, pasi parate qe sot i coni per PPP e per mobilime zyrash, ne do ti cojme te biznesi i ndershem i ketij vendi.