Programi nga bebja në bebe, LSI shpjegon sesi çdo fëmijë do të ketë 25 mijë dollarë (VIDEO)

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes një video-je, ka shpjeguar me detaje sesi është mekanizmi financiar i investimit, me të cilin do të funksionojë programi nga bebja në bebe, një nga premtimet e kësaj partive për zgjedhjet e 25 prillit. ”Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore”,-thuhet në njoftimin e LSI-së.

Njoftimi i plotë

1- Numri i lindjeve në Shqipëri, viti 2020 – 28.000 lindje ne vit.
2- Nëse hedhim 1000 dollarë për 1 vit, shkon 28 milion dollarë në vit.
3- 28 milion dollarë, sot në periudhë krize është 0.56% e Buxhetit Total Vjetor të Shtetit Shqiptar në vitin 2020.
4- Kjo vlerë vjetore është e barabartë me 2 km rrugë të tenderave të qeverisë Rama.
5- Si do të funksionoje mekanizmi i krijimit, administrimit të fondit nga bebeja në bebe.

Ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do të miratohet në Parlament dhe do të përcaktojë qartë rregullat dhe mekanizmat. Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar. Cila do të jetë Formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?
FORMULA e cila garanton kthimin minimal te investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është:

Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë.
Periudha kohore = 25 vite.
1000 (1+x)25 = 25,000
(1+x)25 = 25
(1+x)= 25 në fuqi 0.04
(1+x)= 1.1374114
x= 0.137411461756029
x= 13.7411461756029 %

Kjo është formula sesi minimalisht fondi duhet të japi për çdo fëmijë 25.000 dollarë.

—-
Kjo Formule vlen për INDIVIDIN dhe jo për familjen.

Që do të thotë:

Bebja x mashkull dhe bebja y femer te lindur në vitin 2021, mbas 25 vitesh, viti 2046, sjell në jetë beben z. Në këtë moment, prindërit x dhe y, janë zotërues të një fondi 50.000 dollarë. Ndërkohë që bebja Z kryen të njëjtin cikël për jetën e saj.

SHKARKO APP