Programi për 25 prillin, Haxhinasto: LSI do të korrigjojë të gjitha shkeljet e qeverisë Rama

Teksa na ndajnë më pak se 90 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim prezanton programin e saj politik. Fjalën hapëse në prezantimin e programit politik të LSI-së, e ka mbajtur ish-deputeti, Edmond Haxhinasto. Nga ana tjetër, ai tha se ky program synon qëndrueshmëri për të korrigjuar të gjitha shkeljet e qeverisë së Edi Ramës dhe jo një zgjidhje momentale.

Në planin tonë nuk ka dhe nuk do të ketë zgjidhje momentale, populiste apo klienteliste si mazhoranca, por zgjidhje që synojnë qëndrueshmëri, kështu janë dhe propozimet tona për tërheqjen e investimeve. Shumë nga propozimet tona janë vizionare, i shërbejnë ndreqjes së gabimeve, por krijojnë edhe perspektivë. Programi ynë synon të eliminojë qeverisjen e trukuara e buxheteve fasadë dhe të bëjë matësin e vetëm koston e jetesës. Rritja e borxhit publik, s’do jetë pjesë e këtij programi. Programi ynë parashikon uljen e kostos së qytetarëve, duke shtuar më tej zhvillimin e industrisë ushqimore, rritjen e prodhimit vendas. Synim është kthimi i besimit te mirëqeverisja. Kanë efekte të menjëhershme, jo premtime për kohën e ardhshme”, tha Haxhinasto.

Fjala e plotë

Sot fillojme prezantimin e prioriteteve te programit tone per zgjedhjet e 25 prillit qe do te jete ne themel edhe te programit qeverises. Deshiroj te falenderoj te gjithe ekipin e angazhuar, qe eshte sot rreth kesaj tryeze, por edhe shume te tjere, profesioniste me reputacion ne fushat e tyre, qe nuk jane sot ketu.

Falenderoj edhe ata qindra e mijera qytetare, fermere e blegtore, ekonomiste, inxhinjere, mjeke, mesues, etj, qe me besimin te LSI, kane sjelle shqetesimet e tyre dhe kane kerkuar ndryshimin e situates se rende per ta e familjet e tyre. Programi qe paraqesim bazohet ne vlerat tradicionale te LSI, si parti e qendres se majte, ku spikasin politikat e barazise sociale, cilesia ne sherbimet publike te arsimit dhe te shendetesise, dhe vecanerisht, PUNESIMI.

Por programi yne eshte jo vetem njerezor e social, por synon edhe efikasitetin e ekonomise, qendrueshmerine e rritjes ekonomike, prandaj kemi gjetur emerues te perbashket per nevojen e politikave fiskale qe formalizojne ekonomine dhe rrisin investimet, me qellim punesimin e mirepaguar.

Ne planin dhe propozimet tona nuk ka dhe nuk do te kete zgjidhje momentale, populiste e klienteliste, siç kane qene shpesh zgjidhjet e mazhorances aktuale, por do te jene zgjidhje qe synojne qendrueshmerine, jo efektet fragmetare ne ndonje sektor, por efekte integrale per gjithe ekonomine dhe zhvillimin. Keshtu jane vecanerisht propozimet tona per terheqjen e investimeve.

Shume nga propozimet tona jane vizionare, qe i sherbejne ndreqjes se gabimeve dhe problemeve madhore te momentit, por krijojne edhe perspektiven qe keto gabime te mos perseriten me. Percaktimi i arsimit si investim kryesor i shoqerise dhe si themel i zhvillimit te ardhshem, rritja e buxheteve per te, lidhja e tij ngushtesisht me tregun e punes- jane pikerisht reflektim i ketij vizioni largpames.

Programi synon gjithashtu te eleminoje nje here e pergjithmone qeverisjen e “shifrave te trukuara”, e buxheteve dhe projekteve virtuale e realiteteve fasade, dhe te beje matesin e vetem te efikasitetit te qeverisjes koston e jeteses dhe mireqenien e qytetareve. Rritje te borxhit publik, te te ardhurave ne buxhet, per tu keqperdorur ne PPP dhe shpenzime luksi, duke mos i sjelle asnje perfitim qytetareve, nuk do te kete me.

Me politikat tona ne do te synojme rimarrjen e pergjegjesive nga qeveria per detyrimet e saj kushtetuese per sherbime publike si arsimi e shendetesia, dhe jo lenien e tyre krejtesisht ne ne dore te privatit, sic e tregojne edhe shifrat konkrete ne keto dy sektore, qe konfirmojne se shpenzimet e qytetarit te thjeshte per sherbim shendetesor dhe arsimim jane dyfishuar ne keto 5 vitet e fundit, nderkohe qe kosto e jeteses ne pergjithesi eshte rritur, dhe shpenzimet e buxhetit familjar per ushqyerje zene rreth 80 % te te ardhurave, niveli me i larte ne rajon.

Programi yne parashikon uljen e kostos se jeteses qe qytetareve, duke filluar me politikat tona per uljen e taksave, e me pas per shume aspekte te tjera te jeteses se perditshme, duke shkuar me tej me zhvillimin e industrise ushqimore, rritje e prodhimit vendas te saj, produktet Made in Albania, qe shqiptaret te jene te sigurte ne cilesine e ushqimit, te hane me lire e me mire.

Synim madhor i ketoj programi eshte kthimi i besimit tek qeverisja, tek vendi duke bere keshtu ndaljen e shpopullimit, vecanerisht nga profesionistet dhe rinia. Ne jemi te bindur qe politikat qe propozojme per punesimin, per familjen dhe rinine, jane perfitime te drejtperdrejta te qytetareve dhe me efekte te menjehershme, jo premtime ne kohen e ardhshme.

Propozimet tona zgjedhore dhe me pas qeverisese, do te kthejne ne rruge te mbare ate qe nuk u arrit te behej ose u be keq ne 8 vite: kujtoni premtimet per punesimin , per ndryshimin e modelit ekonomik, ne prodhues, rritje eksportet, bujqesine si prioritare, investimet ne IT, infrastrukturen, Administraten publike, pronesine, etj etj.

Shume nga keto ceshtje jane akoma kushte per te ecur drejt Evropes. Ne do t’i realizojme si detyrime per integrimin, por para se gjithash, sepse garantojne nje mireqenie per qytetaret shqiptare. Dhe se fundmi, ne hartimin e ketij programi, kemi patur parasysh nje parim themelor: qe gjithshka qe propozohet te jete e realizueshme. Prandaj mund te them me bindje se ky program eshte realist, i realizueshem dhe per qytetaret.

SHKARKO APP