Projektet e Ministrit Klosi: 720 aktivitete në 720 ditë të funksionimit të kësaj ministrie.
Sot Blendi Klosi ka paraqitur projektin e tij sfidues. Në daljen e parë publike me trupën diplomatike në vendin tonë Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi renditi gjashtë prioritetet e institucionit që ai drejton.
Blendi Klosi: Janë rreth 120 detyra që ne do ti zgjidhim dhe do ti vëmë në zbatim gjatë 720 ditëve që ne kemi deri në 1 korrik të 2017. 720 aktivitete në 720 ditë të funksionimit të kësaj ministrie. Skeme për shtresat në nevojë, skema për pensionet, skeme kunder dhunes ne familje, riaktvizim i zyrave të punes, rritje të vemendjes per shkollat profesionale skeme kundër diskriminimit.
Ministri Klosi shprehur mirënjohje per paraardhesin e tij ne kete detyre Erjon Veliaj.
Blendi Klosi: E kam parë me shumë mirënjohje punën që kjo ministri ka bërë në dy vite, e kam parë me shumë mirënjohje fokusimin qeveritar, fokusimin e Edi Ramës dhe të ASHE për këto shtresa në nevojë.
Në takimin e organizuar për prezantimin e programit të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, studentet e shkollave profesionale ekspozuan disa prodhime tekstike dhe ushqimore.
Nderkohe qe ministri Blendi Klosi ka eksperience disa vjeçare si minister socialist dhe ndaj nuk do ta kete te veshtire te realizoje kete sfide.