Projektet në Vlorë, Edmond Panariti: Presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje. Rama dhe Denaj të zbatojnë ligjin

Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti ka reaguar në emër të presidentit Ilir Meta pas deklaratës së ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, për debatin e projektit Vlorë-Orikum.
Ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Denaj duhet të rregullojnë defektet dhe të marrin masat për procedurat e projektit. Panariti i bën thirrje që të reflektojë dhe të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos vonojë investimet në qarkun e Vlorës.
Ai thekson se në fillim duhet të përmbushen kushtet dhe më pas do e shqyrtojë kërkesën, duke theksuar se nuk mund të bëhet palë në shkelje të ligjit. “Shkresat negociohen para se te nënshkruhen. Nëse ministrja nuk e kupton se ku qëndron antikushtetutshmëria presidenti i ka kujtuar nevojën e përmbushjes së detyrimeve që prej muajit shtator. Ajo kishte 3 muaj kohë të reflektonte e të përmbushje ato që kërkoheshin. I bëjmë thirrje të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos vonojë investimet në qarkun e Vlorës. T’i përmbushë dhe presidenti do ta shqyrtojë këtë kërkesë. I kujtojmë ministres se presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje. Sa për precedent duket sikur se keni lexuar për lëshimin e marrëveshjes. Ku presidenti ka dorëzuar marrëveshjen e huasë nga ana e BE-së. Presidenti i Republikës shprehimisht ka kërkuar që lëshimi i plotfuqisë të bëhet. Presidenti i ka kërkuar kryeministrit dhe ministres që të marrë të gjitha masat për të metat proceduriale të praktikës si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve në të ardhmen. Ajo do që të kapë presidentin në faj. Është marrëveshje shtesë e marrëveshjes së ratifikuar në vitin 2016. Marrëveshja përcaktonte se marrëveshja e huasë së parë do të ishte të fuqi. Presidenti nuk gabon dhe respekton kushtetutën dhe ligjin. Presidenti ka autorizuar nënshkrimin, e cila as nuk është zgjidhur. I bëjmë thirrje të përmbushin sa më parë detyrimet që i ofron kushtetuta për të mos cenuar kredibilitetin e Shqipërisë në lidhje me partnerët e saj ndërkombëtarë”, tha Panariti.

SHKARKO APP