Projektet në zonën Vlorë-Orikum, Meta: Aty ku nuk ka transparencë, ka gjithmonë paligjshmëri

Presidenti Ilir Meta zhvilloi takime me banorë të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, me të cilët diskutoi hapur lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.

Teksa publikon dhe pamjet nga takimet në fjalë, Meta shprehet përmes rrjeteve sociale se gjatë fjalës së tij se çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

“Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.

Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”.

Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor. Aty ku nuk ka transparencë, ka gjithmonë paligjshmëri!”, shprehet në mesazhin e tij, kreu i Shtetit Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?