Projekti për transformimin e Zdralës, Benet Beci inspekton punimet (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në projektin për transformimin e Zdrales. Ai është njohur me ritmin e punimeve që po kryen firma kontraktuese por edhe ecurinë e deritanishme.

Kryebashkiaku i ka kërkuar firmës kontraktuese një ritëm të shpejtë të punimeve për shkak të mos bllokimit të punës për bizneset në zonë.

Loti i parë i këtij investimi madhor fillon nga nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri në qendër të sheshit të Zdrales pranë peshkut. Ky investim parashikon transformimin e plotë të kësaj zone, me ndërhyrje në rrjetin nëntokësore, në rrugë, pjesën e fasadave dhe ndërhyrje në ruajtjen e banesave të vjetra të cilat janë të vendosura në këtë pjesë të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?