Projektligji, socialistët: Të zgjatet afati i patentave deri në 15 vjet. Kufizim shpejtësie për shoferët e rinj
Në Komisionin për Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u diskutua projektligji për për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, Taulant Balla ai theksoi se ndryshimet në vend janë të domosdoshme dhe kufizimi i shpejtësisë në tre vitet e para të patentës për shoferët e rinj ul numrin e aksidenteve.
“Besoj që në tre vitet e para të patentës duhet të ketë një kufizim të shpejtësisë me qëllim uljen e aksidenteve. Një gjë tjetër me rëndësi është se çdo ditë po ulet numri i specialistëve dhe mendoj që spostimi nga 65 në 70 vjeç është i domosdoshëm. Kjo nuk është iniciativë politike, dhe do të kërkoja ndërgjegjësim e deputetëve që këtë ta kalonim brenda korrikut me qëllim që t’i vijmë në ndihmë të gjithë qytetarëve”, tha Balla.
Gjithashtu Balla tha se afati i patentave nga 10 duhet të bëhet 15 vjet.
KOHA JONË SONDAZH

