Prokurorët në zyrën e Gjikës në Vlorë të sekuestrojnë dokumentet, zyra mbyllur

 

Prokuroria e Vlorës ka dërguar paraditen e sotme zyrtarisht prokurorët në Bashkinë e Vlorës. Me një letër në dorë prokurorët kanë kërkuar te bastisin zyrën e Shpëtim Gjikës, të marrin të gjitha dokumentet që janë aty.

Por, sërish prokurorët nuk kanë hyrë dot në zyrën e Shpëtim Gjikës. Zyra është e mbyllur dhe shefi, pra Gjika, është në arrest shtëpie. Ndërkohë që shefja e Kabinetit e bashkisë së Vlorës e cila ka celësat e zyrës nuk ndodhet në godine, raportojnë gazetarë të qytetit të vlorës që janë duke ndjekur nga afër ngjarjen. Por prokurorët kane ikur dhe kane vene nje agjent policie qe te rrije civil afer hyrjes se bashkise ne menyre qe kur te vije sekretarja apo shefi i kabinetit te kryetarit te bashkise per te hyre ne zyre te mberrijne menjehere prokuroret per te sekuestruar zyren dhe çfare ka neper sirtare e rafte. Beteja po behet gjithnje e me sfiduese mes paleve, natyrisht ligjit dhe shkelesve te tij.

Një ditë më parë nëpërmjet informacionit të penetruar në media, prokurorët pretenduan se dokumentet e falsifikuara gjendeshin dhe mbaheshin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe ky i fundit nuk ia vinte në dispozicion Prokurorisë.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sekuestrimin e pallatit 11-katësh për të cilin akzuohet kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika për falsifikim leje ndërtimi. Ndërkohë që Gjykata do të caktojë ditën dhe orën e shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë.Hetimet për këtë rast janë shtrirë edhe në zyrtarët e lartë të hipotekës në Vlorë, për shkak se ata kanë qenë në dijeni të mungesës së lejes.

 

SHKARKO APP