Prokurori amerikan: Komplimente Presidentit Meta

Juristi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, ish-Këshilltari Ligjor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë ka vlerësuar Presidentit Ilir Meta, për dhënien e “Dekoratës së Artë të Shqiponjës” drejtuesit të Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennett.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Juncaj shkruan se Charles Stephen Bennett ka shërbyer për popullin shqiptar prej 20 vjetësh në Kosovë dhe në Shqipëri. Juncaj deklaron se me këtë dekorim Presidenti Ilir Meta ka bërë gjestin e duhur.

Urime për mikun tim dhe kolegun, Stephen Bennett për marrjen e nënshtetësisë shqiptare dhe Medaljen e Artë të Shqiponjës së Shqipërisë (klikoni në linkun më poshtë). Shërbimi i tij për Shqipërinë dhe policinë e Kosovës për hapësirat amerikane mbi 20 vjet. Komplimente  popullit shqiptar dhe Presidentit Meta për këtë gjest të përshtatshëm. Edhe pse Steve është një teksan krenar, unë e di që ai e konsideron Shqipërinë dhe Kosovën si shtëpi, dhe familjen e popullit shqiptar. Unë gjithashtu doja të ndaja këtë foto të preferuar timen. Krenar që tani e quaj këtë teksan shokun tim shqiptaro-amerikan. (Në fakt, si qytetar ai është më shumë shqiptar se unë! ).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta dekoroi Bennett, më 10 dhjetor me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë, të treguar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit Shqiptar, si dhe nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, në interes të forcimit të sigurisë publike”.

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?