Prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj, ndjek debatin e Kuvendit

Gjon Juncaj, eksperti i misionit të OPDAT të SHBA, i cili ofron ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e korrupsionit për zyrtarët si dhe hetimit pasyror pranë njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka ndjekur sot nga afër punimet e seancës plenare.

Në Kuvend po diskutohet mbi 6 ligjet për reformën e drejtësisë, të cilat pritet edhe të votohen në seancën e sotme.

Prokurori shqiptaro-amerikan ka filluar punë tek Krimet e Rënda që prej 11 shtatorit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njësia Antikorrupsion numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet procedurale sa u përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese./Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?