Prokuroria e Tiranës nis hetimet për skandalin e pagave. Dërgon grupin hetimor tek AKSHI, ISSH dhe Drejtoria e Tatimeve

Kur skandali i publikimit të pagave të shqiptarëve vijon të thellohet, sepse ditën e sotme doli një tjetër bazë të dhënash, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre.

Mësohet se Prokuroria ka dërguar grupin hetimor në institucionet e: AKSHI-t, ISSH dhe të Drejtorinë e Tatimeve.

Sot, të enjten, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?