Prokuroria nis hetimin për Ritvan Boden
Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal ndaj Ridvan Bodes. Bode është paditur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për fshehje pasurie.
Ja pasuria e deklaruar e Bodes
Zbardhet pasuria e ish- ministrit të Financave, Ridvan Bode, e deklaruar pranë ILDKP, por për të cilën ka dyshime.
Për këtë arsye, ILDKP ka ngritur një padi ndaj Bodes.
Sipas Panoramës, në vitin 2013, Bode nuk ka justifikuar disa pasuri.
Kështu ai nuk ka justifikuar një shumë prej 720 mijë lekësh në një llogari në Intesa Sanpaolo.
Po ashtu ai nuk e ka të dokumentuar shlyerjen e kredisë për një banesë, dhënë nga Enti i Banesave.
Ndërkohë në deklaratën e tij bie në sy shtesa me rreth 270 mijë euro, që ka pësuar banesa e tij për shkak të rivlerësimit.
Banesa me vlerë tregu prej 3.6 milionë lekë është shtuar nga rivlerësimi me 27.357.000 lekë.
Bode ka deklaruar se të ardhurat nga paga dhe shpërblimet si ministër i ka pasur në vlerën e 1.4 milionë lekëve në vit.
Ndërkohë nga paga si deputet ka marrë 677.561 lekë.
Bie në sy edhe që ministri ka deklaruar se ka përfituar 18 mijë euro në vit nga qiraja e një shtëpie.
Duket qartë që bëhet fjalë për një shtëpi luksoze.
Nga interesat në bonot e thesarit të Bankës së Shqipërisë ai ka fituar 71.000 lekë.
E shoqja e tij, Jola Bode, ka deklaruar se ka dy apartamente në pronësi.
Njëri në Komunën e Parisit me vlerë 6.6 milionë lekë dhe një në rrugën “Sami Frashëri” me një vlerë prej 175 mijë euro.
Ajo disponon edhe një garazh me vlerë 7.790 euro.
Adela Bode, vajza e ish- ministrit, ka fituar 22.593 euro në vit nga puna në një kompani private.
Ajo ka deklaruar se ka fituar po ashtu 945.372 lekë nga konsulenca private në një firmë.
Adela ka blerë një Audi me vlerë 990.000 lekë.
KOHA JONË SONDAZH

