Prokuroria, Policia dhe AKKP Task-Forcë do hetojnë dosjet e falsifikuara të pronave

 

Një grup i përbashkët pune, i përbërë nga Prokuroria e Përgjithshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avokatura e Shtetit dhe Policia e Shtetit do të evidentojnë dhe hetojnë të gjitha pronat e falsifikuara. Kryeprokurori Llalla ka mbledhur paraditen e sotme për rreth 1 orë në zyrën e tij krerët e këtyre institucioneve, ku është konkluduar për ngritjen e këtij grupi pune që do të formalizohet brenda pak ditësh.

Qeveria do të kalojë në sitë të gjitha pronat, për të evidentuar ato të falsifikuara. Kjo detyrë do të kryhet nga një grup i përbashkët punë, i përbërë nga Prokuroria e Përgjithshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avokatura e Shtetit dhe Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbledhur në zyrën e tij për rreth 1 orë Drejtoreshën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Sonila Qato, Avokatin e Shtetit Alma Hicka, si edhe Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ku është diskutuar dhe është konkluduar për ngritjen e këtij grupi të përbashkët pune që do të kryejë evidentimin dhe hetimin e përbashkët të pronave të fallsifikuara. Kjo çështje përbën Prioritetin 5 të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë më parë, drejtuesit e këtyre institucioneve zhvilluan një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, takim në të cilin të gjitha palët shprehën vullnetin dhe dakordësinë për të krijuar një grup të përbashkët pune.

Ky grup pune do të formalizohet brenda pak ditëve, kur do të nënshkruhet edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi e posaçme për këtë çështje.

Në këtë marrëveshje do të paraqiten angazhimet e secilit institucion, në kuadër të hetimit të fallsifikimit të pronave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?