FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria, Salianji: Merret me kallëzimin e rremë, jo me kriminelët

Pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi për mediat se kjo prokurori është 100% në dispozicion të qeverisë.

”Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria dhe prokuroria po merret me kallëzimin e rremë të tij në vend që të merret me kapjen e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi deputeti demokrat.

Deputeti theksoi se nuk ka besim te kjo prokurori, pasi, sipas tij, “është 100% në dispozicion të qeverisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, tha se prokuroria duhet të kishte thirrur në fillim vëllain e ministrit Xhafaj, vetë ministrin, kryeministrin Edi Rama dhe të kishte marrë aktin e ekspertimit, që Rama thotë se ka kryer për materialin audio.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?