Promovimi i Alpeve, Meta: Ju tregoj nismat që po përpiqem t’i konsolidoj (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “5 pyetjet” të gazetarit, Ilir Babaramo ka sqaruar se përse ka vendosur të promovojë bukuritë natyrore të vendit.
I pyetur se pse ka një lloj tërheqjeje, nga jeta e përditshme aktive politike, Meta u përgjigj se : “Daljet e mia janë mjaft të studiuara në kuadër të disa nismave, të cilat po përpiqem t’i konsolidoj. Njëra prej të cilave, që lidhet edhe me pyetjen tuaj, është pikërisht promovimi i Alpeve, i maleve, i natyrës sonë, që kanë në vetvete pasuri dhe potenciale të jashtëzakonshme, që duhet të shfrytëzohen më mirë për promovimin e vendit, por njëkohësisht edhe për të rritur mirëqenien e këtyre zonave dhe banorëve”.
PJESE NGA INTERVISTA
Gazetari: Duket sikur keni një lloj tërheqjeje, që kur jeni zgjedhur si kryetar shteti, nga jeta e përditshme aktive politike. Opinioni publik ju shikon herë duke ngjitur majën e Jezercës, herë duke shkuar në Tropojë, herë duke shkuar në Valbonë. Përse keni zgjedhur të mbani këtë profil, zoti President?

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2060906847553423/

Presidenti Meta: Në radhë të parë dua të rikonfirmoj edhe njëherë tjetër vendosmërinë time për të bërë me përgjegjshmëri maksimale detyrën e Presidentit, pavarësisht nga vështirësia, e juaj si gazetar apo si analist apo e gjithë të tjerëve, për të më parë në pozicionin e Presidentit, duke pasur parasysh të kaluarën time tepër aktive politike dhe partiake.

Gazetari: Përse e keni zgjedhur? Keni mesazhe? Domethënë që daljet tuaja, rasti më i fundit i fundjavës nga Tropoja…?

Presidenti Meta: Daljet e mia janë mjaft të studiuara në kuadër të disa nismave, të cilat po përpiqem t’i konsolidoj. Njëra prej të cilave, që lidhet edhe me pyetjen tuaj, është pikërisht promovimi i Alpeve, i maleve, i natyrës sonë, që kanë në vetvete pasuri dhe potenciale të jashtëzakonshme, që duhet të shfrytëzohen më mirë për promovimin e vendit, por njëkohësisht edhe për të rritur mirëqenien e këtyre zonave dhe banorëve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se nuk mund t’ua lëmë turistëve çekë zbulimin dhe promovimin e bukurive të vendit tonë. Është detyra jonë në radhë të parë që ta bëjmë këtë gjë.

SHKARKO APP