Promovimi i librit/Kryeministri Edi Rama shkon me “bomba” në Beograd

Kryeministri Edi Rama të jetë nesër në Beograd, i ftuar në Forumin e Sigurimit të Beogradit. Kryeministri do të jetë krye të delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të dy qeverive dhe forumin e biznesit serbo-shqiptar në Nish.

Përveç aktivitetit politik dhe diskutimeve për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Serbi, kryeministri Rama do të prezantoj për lexuesit serb dhe librin e tij “Kurban”. Promovimi i librit do të bëhet në nesër në ambientet e hotel “Crown Plaza” në Beograd.

Por ajo që bije në sy është ndryshimi rrënjësor i kopertinës së variantit shqip të librit që u botua në Tiranë në vitin 2011. Prej një jave libri i kryeministrit Edi Rama, “Kurban” është publikuar në gjuhën serbe me një kopertinë të veçantë, shumë ndryshe nga versioni i tij në shqip: ku delja, thika e mprehur dhe pikat e gjakut të spërkatura në sfondin e bardhë të kopertinës janë zëvendësuar me një granatë dore që si ndezëse ka kokën e një njeriu të vendosur mbi komodinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

kurban-edi-rama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopertina e librit “Kurban”, në shqip

Po ashtu, libri nga “Kurban” që është në Shqipëri, për lexuesin serb do të ofrohet me titullin “Sakrifica”, përkthimi zyrtar nga serbishtja i titullit “Zrtvovanje”.

Prezantimi i librit me një “bombë” në kopertinë, edhe pse një ide artistike mund të shkaktojë edhe keqkuptim në Serbi. Kujtojmë se gjatë vizitave të mëparshme në Beograd, mediat serbe janë marrë edhe me këpucët e Kryeministrit apo ngjyrën e kravatës së tij. Shpresojmë që dhe kjo kopertinë të mos quhet nga serbët “provokacja”.

Për të shmangur një zhurmë të tillë, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për “Newsbomb.al” edhe idenë që paraqet kopertina e librit në serbisht. “Kopertina është një skulpturë e një mikut tim serb nga koha e vjetër, quhet Mrdjan Bajic, një nga artistët më të njohur serb në Europë”,- tregon Edi Rama  për Newsbomb.al

Libri është publikuar nga shtëpia botuese “Samizdt” dhe agjencia e lajmeve “B92” dhe është përkthyer nga shqipja në serbisht nga Djordje Bozovic.

Pas jetës së tij politike, nga Ministër i Kulturës, kryetar Bashkie e më pas kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, thellësisht i zhgënjyer, vendosi të bëjë një reflektim të thellë për situatën politike dhe prespektivën e Shqipërisë. Edhe pse Rama merret me kontradiktat e brendshme, shpesh shumë specifike për kontekstin shqiptar, unë besoj se lexuesit e edicionit serb të librit do të gjejnë në përvojat e tij dhe reflektime që përputhen shumë me situatën në Serbi, në rajon në tërësi, do të thotë se për lexuesit libri do të jetë mjaft interesant. Edhe më shumë duke qenë se Rama është një mendimtar i shquar dhe një stilist i plotësuar”, thuhet në prezantimin e librit në gjuhën serbe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?