Promovohet autobiografia e Kamala Harris në shqip, Linda Rama autore e parathënies: E bukura e demokracive është…

Promovohet në Tiranë autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila humbi zgjedhjet për President përballë Donald Trump. Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama, e cila është autore e parathënies së autobiografisë, foli gjatë promovimit të librit për përjetimet e saj.

Libri është shkruar kur Kamala ishte zv.presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane. Asnjëherë nuk më erdhi si një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale i kishte te grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018”, tha Linda Rama.

Ajo u ndal dhe te humbja e Harris, teksa tha se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan.
Kamala nuk do të hyjë në zyrën ovale dhe pavarësisht kësaj erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive që populli vendos. Tranzicioni i 30 viteve na e ka mësuar.
Një përjetim tjetër që kam pasur, po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite sa në të gjitha debatet që bëhen na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA. Fuqia për të prekur plagën dhe aftësia për t’u futur në rolin e viktimës, gjithmonë kur flasim për prokurorin. Politika si aleat i më të dobëtit, sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ofertës për karrierë, një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt, raporti ndaj kërkimit shkencor dhe me shifrat. Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala”, tha Linda Rama.

SHKARKO APP