Pronat e ushtrisë, ministrja Xhaçka thirret në SPAK
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur mesditën e 13 marsit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Ministrja e pyetur nga mediat mbi arsyet, tha se ishte thirrur për t’u pyetur nga prokurorët lidhur me akuzat e opozitës.
Marrja në pyetje e Xhaçkës vjen pas padisë së opozitës për pronat e ushtrisë.
“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim.
E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qendruar mes ndryshqeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë.
Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës“, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK.