Propozimi i opozitës për KQZ që nuk pranohet nga PS

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar sërish. Shkak është bërë formula për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili përbëhet nga 3 trupa.

Por burime nga opozita bëjnë të ditur se Partia Socialiste kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve.

Formula e opozitës për KQZ

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita ka paraqitur sot zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve.

Konkretisht, formula parashikon tre faza:

  1. a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
  2. b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.
  3. c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Sipas opozitës, PD ka pranuar formulën e re të kompozimit të KQZ, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e KQZ, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme. Aktualisht ligji parashikon që për disa çështje me rëndësi për zgjedhjet vendimmarrja është me shumicë të cilësuar, pra me konsensus midis mazhorancës dhe opozitës. PS po tenton të heqë nga ligji, garancitë që ekzistojnë prej 17 vitesh për çdo opozitë në menaxhimin e zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?