Protesta, 1000 policë në terren

Nesër do të mbahet protesta Kombëtare e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Po ashtu nesër priten të angazhohen përafërsisht 1000 efektivë të komisariateve forcave të ndërhyrjes së shpejtë, por edhe agjentë civilë të cilët do të jenë në terren për të konstatuar paligjshmëri.

Policia ka parashikuar kordonin e efektivëve në dyert e Kryeministrisë ndërsa pikat e larta të objekteve të rëndësisë së veçantë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të ruhen nga forcat speciale. Një pjesë e segmenteve pritet të bllokohen pjesërisht nga policia rrugore.

Për protestuesit që vijnë nga sheshi Skënderbej, Policia do të sigurojë rrugëkalimin për ta duke bllokuar pjesërisht Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri te Kreyministria. Për ata që vijnë nga Rruga e Elbasanit do të ketë kufizime gjithashtu ndërsa do të sigurohet lëvizja e lirë e protestuesve nga selia e partisë demokratike deri në dyert e Kryeministrisë.

Prej disa ditësh strukturat e PD-së kanë bërë thirrje që protestuesit të marrin dhe fëmijët e tyre në atë që quhet Shqipëria në rrezik.

SHKARKO APP