Protesta 24 orëshe të shtunën, Rama: Mobilizimin i foltoreve dhe fallxhoreve. Kremlini do e shohë me admirim
Sot në ditën e 7 të protestës qytetare kundër rritjes së çmimeve, qytetarët bënë me dije se do të mbajnë një protestë 24 orëshe që nis të shtunën.
Në një reagim këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama e cilëson si një mobilizim politik nga Sali Berisha dhe LSI-së. Po ashtu Rama nënvizon në Twitter, se Kremlini mund ta shohë me admirim.
“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim”.
Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!
— Edi Rama (@ediramaal) March 15, 2022