Protesta/ Aldo Bumçi: Rama pazar me nismën ”Open Balkan”, izolon Kosovën

Ka nisur protesta e parë Kombëtare nga demokratët dhe e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me mijëra demokratë janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kundër tij dhe ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Fjalën e ka marrë ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi. Për të ”Open Balkan” është një projekt që legalizon regjimet totalitare.

“Ballkani i Hapur legalizon regjimin autoritar. Do të autorizojë shkelësit më të mëdha të të drejtave. Ata që bën aleancë me krimin duan të bëjnë sikur janë garantuesit e paqes. Dhunuesit më të mëdhenj duan t’i paraqesin si mbrojtës. Kosova është njohur mbi 100 vende. Kur pritej një marrëveshje aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës.

Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Ky projekt mori përgjigjen e merituar, dështoi. Por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me MiniShengenin dhe tani Ballkanin e Hapur. Duan të izolojnë Kosovën. Opozita është e qartë, është në shesh, e këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Fitore, fitore, fitore. Protesta, protesta, protesta”, u shpreh Bumçi.

SHKARKO APP