Protesta, Basha mbledh në selinë blu 53 kryetarët e degëve

 

Kreu i PD Lulzim Basha  mbajti sot një takim me 53 kryetarët e degëve të PD për organizimin e protestës së 17 dhjetorit. Takimi zgjati rreth 30 minuta ku u fol për protestën e së enjtes para parlamentit. Sipas ‘Shqiptarja.com’ takimi në selinë e PD nisi në orën 18:00, përfundoi rreth orës 18:30.  ishin dhe deputetët të PD. Në mbledhje ishin të pranishëm veç krerëve të degëve të rretheve edhe kryetarët e Bashkive të PD si dhe deputetë.

Dy ditë më parë kreu i demokratëve i ka dhënë urdhër deputetëve të Tiranës për angazhim në terren për të mobilizuar njerëzit në marshimin para kuvendit. Gjithahstu pjesë e urdhërit të Bashës ishte dhe bllokimi i seancës për të mos lejuar miratimin e Buxhetit që prtet të jetë pjesë e seancës së kësaj të enjte

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?