Protesta, Sali Berisha: Ky është cunam i lirisë. Ramën do ta fusim në burg, bile në një regjim special

Protesta zyrtare mbaroi në sheshin para kryeministrisë dhe në Bulevard.

Fjalën përmbyllëse të protestës e mbajti kreu i PD-së, Sali Berisha. Që në nisje të fjalës, Berisha tha se përballë ka një cunam të lirisë. Po ashtu tha se bota e sheh Shqipërinë, si njerëzit e gomoneve.

“Ky është cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga qindra mijëra djem dhe vajza. Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë të PL-së dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, mirënjohje për praninë tuaj në këtë tubim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëlloj si 32 vite më parë, le të ndalemi një moment dhe të shohim pse u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Shqiptarët sot janë popull i gomoneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë është i pashpresë”.

Ndërsa me pas Berisha theksoi se “Ky armik i lirisë, i votës suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, asgjë. Është vërsulur me makinerinë e narkoshtetit që të rrëmbeje shqiptarëve votën, dinjitetin. Rama është armiku më i egerr i lirive tona. Ai që të merr shpresën, të ka marrë dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin, forcën e pashtreshtershme. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë, është i pashpresë, që humb besimin, që vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e tij, e të parëve, e prindërve të tij, s’do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do të lulëzojnë ëndrrat e fëmijëve të tij. Kjo është Shqipëria sot, gjendja e saj. Ky është njëri aspekt. Edi Rama me votën, me rrëmbimin e saj ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plot. Ndaj ju ftoj nga ky shesh, që të brohorasim; vdekje, vdekje monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shtet, e ke vendin në burg dhe në regjim special. Atje do të çojmë!”,. tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?