Protesta, Berisha: Populli opozitar është në këmbë dhe i pamposhtur. Dha shpresë

Kreu i PD-së, Sali Berisha protestën që u mbajt në shtunën, tha se mesazhi kryesor që u dha, është se populli opozitar është në këmbë dhe i pamposhtur. Po ashtu thekson se protesta dridhi nga themelet regjimin monist të Edi Ramës.

”Mendoj se protesta ja arriti qëllimit në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ishte e tillë. Një popull i tërë sa kurrë ndonjëherë mbushi bulevardet e Tiranës për tre orë me radhë. Dridhi nga themelet regjimin monist të Edi Ramës, përcolli mesazhet se populli opozitar është në këmbë dhe i pamposhtur.

Dha shpresë dhe optimizim që ky popull është në këmbë kundër Edi Ramës. Radhë ka pasur protestë me mesazhe më të fuqishme se kjo protestë në rafshin strategjik, ne jemi para një çështje shumë themelore.

Ne mund të bëjmë një listë të gjatë të fenomeneve negative, shkaku kryesor i të gjithave është se ne nuk votojmë. Secili duhet ta dijë se ky është fillimi para së gjithash për votën e lirë. E konsideroj këtë një mision të rëndësishëm, duhet t’u rikthejmë votën shqiptarëve. Ose do të votojnë, ose do të marrë fund ky vend’‘,-tha në ”Çim Peka Live”.

SHKARKO APP