Protesta, Braimllari: Do të tregojë forcën e një populli të shtypur nga politika agresive e Rilindjes

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, thotë se protesta e nesërme do të jetë qëndrestare, dhe se do të tregojë forcën e një populli te shtypur nga politika agresive e Rilindjes.

”Reagimi popullor duhet të jetë i jashtëzakonshëm, pjesëmarrja nesër duhet të tregoj qartazi se kjo çështje nuk falet, ka shumë arsye për të protestuar, qëndrestare do të thotë te jetë e vazhdueshme, nuk dua të mbetem te teoria se do te jetë e dhunshme. Protesta e nesërme do të jetë qëndrestare, do të tregojë forcën e një populli te shtypur nga politika agresive e Rilindjes. Pjesëmarrja masive do të tregojë forcën e opozitës. Rama ka arritur të korruptoj drejtpërdrejtë ish zyrtarin e FBI, për të goditur opozitën dhe forcën saj opozitare, pra ka arsye për të goditur pafund atë”,-tha ish-deputeti.

Nga ana tjetër, Braimllari nënvizon edhe se protesta nuk është thirrur për impakt elektoral por kundër tradhtisë kombëtare që ka bërë kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?